200 mln amerikanë e gjermanë do preken nga covid, Goldman Sachs parashikon pasojat

Banka më e madhe e investimeve në botë, në një konferencë telefonike me rreth 1500 kompani klientë të saj, ka dhënë parashikimet për krizën e koronavirusit dhe ndikimin në ekonomi, mbështetur mbi gjithë informacionin shëndetësor dhe ekonomik që ekziston sot në botë.

Më poshtë Exit News sjell pikat kryesore të prognozës së Goldman Sachs:

Prognoza e shtrirjes dhe vdekshmërisë

— 50% e amerikanëve, afërsisht 150 milionë njerëz, do të preken nga koronavirusi.

— 70% e gjermanëve ose rreth 58 milionë njerëz, do të preken nga koronavirusi.

— Kulmi i përhpajes së koronavirusit do të jetë në tetë javët e ardhshme, pas të cilave do të fillojë rënia e infeksioneve dhe përhapjes.

— Virusi është i përqendruar më shumë në gjerësinë gjeografike midis 30°-50°—kjo nënkupton se, si çdo grip i zakonshëm, virusi lulëzon më mirë në klimë të ftohtë. Nëse kjo është e vërtetë, ardhja e verës do ta dobësojë virusin.

— 80% e të prekurve do ta kalojnë lehtë, 15% do ta kalojnë me siptoma mesatare gripale dhe 5% do të jenë në gjendje kritike. 5% që do përjetojë simptoma kritike do të jetë në mënyrrë dërrmuese i përbërë nga të moshuar.

— Vdekshmëria do të jetë rreth 2% dhe kryesisht do të përqendrohet tek të moshuarit dhe ata me probleme imuniteti. Kjo do të thotë se në SHBA do të vdesin rreth 3 milionë njerëz, nga mosha dhe sëmundjet, ndërkohë që mosha dhe sëmundjet janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Koronavirusi do të mbivendoset me këtë kategori, që do të thtoë se 3 milionë vdekjet nuk do të shkaktohen nga virusi, por që të moshuarit apo të sëmurët rëndë me sëmundje të tjera do të vdesin më herët për shkak të koronavirusit. Kjo gjë mund ta rëndojë sistemin shëndetësor.

Përballimi i përhapjes

Ka dy qajse kryesore përballë epidemisë, në kushtet e mungesës së vaksinës. SHBA po priret drejt karantinimit të njerëzve. Mbretëria e Bashkuar po priret drejt lejimit të përhapjes së virusit në mënyrë që popullsia të zhvillojë imunitet natural ndaj virusit.

Karantina me gjasa mund të jetë jo shumë efikase dhe mund të shkaktojë efekte të mëdha ekonomike, por do të ulë ritmin e përhapjes së virusit duke i dhënë më shumë kohë sistemit shëndetësor për t’u përgatitur për të përballuar fluksin.

Ndikimi në ekonomi

— Ekonomia kineze është ndikuar gjerësisht nga kriza e koronavirusit dhe kjo gjë ka ndikuar furnizmin me lëndë të parë dhe zinxhirin e furnizimit botëror. Mund të duhen rreth 6 muaj që gjendja të normalizohet.

— Rritja ekonomike botërore do të jetë më e ulta në 30 vitet e fundit, me rreth 2% rritje.

— Edhe pse do ketë dëme ekonomike nga vetë virusi, efekti i vërtetë do të shkaktohet nga faktorët psikologjikë të tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *