A të ka ndodhur që të zbulosh se djali që ke qejf është gay? Përgjigjet Anna Lika

Anna Lika ishte e ftuara e radhës në banakun e emisionit “Thumb”. Ajo njihet si një ndër personazhet më karizmatikë dhe të këndshëm të ekranit të televizori.

Ajo tregoi me humor se ndryshe nga mosha 20-vjeçare, tashmë që është 26 vjeç kërkon thjesht një njeri të mirë për të kaluar jetën. Dhe për këtë ka një arsye shumë të fortë. Sipas saj meshkujt kanë filluar të rrinë shumë me njëri-tjetrin.

Anna u pyet nga Aulona nëse i ka ndodhur që të ketë zbuluar ndonjëherë se djali që ka pasur qejf të ketë qenë gay.

“Po më ka ndodhur. Nuk jam zhgënjyer, u bëmë pastaj shumë shokë. Që të ndërronim fustane nuk arritëm, por ndonjë bluze, ndonjë xhinse dhe e ndërronim. Unë nuk e kam shprehur kurrë kur kam pasur dikë qejf. Kam një metodë timen: bëj sikur nuk i kam qejf. Dhe ata më vijnë vetë. Ky s’vinte. E pyeta pastaj: “A kam ndonjë gjë unë personalisht?” Jo tha thjesht ke një gjë që s’më duhet mua. E mirë i thashë, të paktën s’është problem im”, tha duke qeshur Anna./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *