Analisti jep parashikimin e tij: Në zgjedhje apo krijim të qeverisë së re – i jep ‘goditjen’ e fundit LDK-së, AAK-së e NISMA-s

Edhe disa ditë larg deri të vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket dekretit të presidentit të vendit. Në lidhje me këtë, analisti Kushtrim Kadriu në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, duke u bazuar në vendimet e kaluara gjyqësore dhe në praktikat e krijuara nga vendimet e vitit 2014, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasiqë nuk mundet një gjykatë të marrë vendime të ndryshme

“Duke u bazuar në vendimet e kaluara gjyqësore dhe në praktikat e krijuara nga vendimet e vitit 2014, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, pasiqë nuk mundet një gjykatë të marrë vendime të ndryshme. Por, duke ditur gjendjen e gjyqësorit në Kosovë, ndikimin e madh politik që ushtrohet mbi sistemin e drejtësisë, mendoj se gjykata padrejtësishtë, do t’i jap të drejt krijimit të qeverisë Hoti”, thotë Kadriu.

Sipas tij, edhe nëse formohet kjo qeveri do të jetë jetëshkurtër dhe e padobishme.

“Qeveri, e cila do të jetë jetëshkurtër dhe e padobishme, pasiqë pritet të drejtohet nga politikanë që nuk e kanë as votën e as besimin e qytetarëve, si p.sh. z. Hoti e z. Limaj të cilët morën pak vota në zgjedhjet e fundit.
Mendoj se kjo qeveri shpejt do të krijohet dhe gjithashtu shpejt do të bie, do të jetë qeveri njëpërdorimshe, vetëm sa për të nënshkruar marrëveshjen me Serbinë”, përfundon Kadriu.

Kujtojmë se, koalicioni LDK-AAK-NISMA e ka marrë në konsideratë njoftimin për media nga Gjykata Kushtetuese dhe është në pritje të publikimit të tekstit përfundimtar. Blloku është i bindur që e drejta për kandidim i është njohur koalicionit dhe në këtë mënyrë është hapë dera e vetme për krijim të institucioneve të reja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *