Bardhi: Nëse do fitonte Kosova, do të isha i lumtur

Mesfushori i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka folur pas fitores ndaj Kosovës.

Bardhi asistoi në golin e dytë të nikoqirëve, të cilët fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1, shkruan portali arbresh.info.

Pas ndeshjes, shqiptari tha se edhe nëse Kosova do kalonte në raundin tjetër do ishte i lumtur.

“Beson se këto ndeshja janë të rënda, si psiqikisht ashtu edhe fizikisht. Në fillim donim ta njihnim njëri-tjetrin, në fund patëm shanset tonë dhe i realizuam. Kosova kishte mundësi, nuk i realizoi. Ky është futbolli, kur nuk shënon e pëson”.

“Futbolli është respekt, nëse do fitonte Kosova do isha i lumtur”, deklaroi ai për Supersport.

Maqedonia e Veriut në finalen e ‘play-off’ do përballet me Gjeorgjinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *