Blyta u drejtohet me një letër liderëve të Kosovës: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi, turpi ju mbuloftë!

Doktori, Afrim Blyta, i doktoruar në fushën e neuropsikiatrisë ua ka shkruar një letër politikanëve të Kosovës, ku ka shprehur mllefin e tij për situatën në të cilën gjendet Kosova.

Blyta thotë se gjendja ku ndodhet Kosova nuk është përgjegjësi e qytetarëve pasi ata mund të jenë të papërgjegjshëm.

Sipas tij, barrën e përgjegjësisë për situatën ku gjendet sot Kosova duhet ta mbajnë liderët, të cilët duhet të punojnë të pakushtëzuar nga interesat personale apo partiake.

“A jeni në rregull? Çfarë halle keni? A jeni dehur nga pushteti dhe përfitimet materiale? A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi? A nuk mund të bashkëpërjetoni dhembjen, vuajtjen, humbjen e bashkëqytetarëve. A jeni të vetëdijshëm dhe të ndërgjegjshëm në çfarë situate gjendet vendi? A nuk mund të parashikoni çfarë mund të ndodhë? A ju kanë lënë sytë dhe veshët, apo si duket ju ka lënë edhe mendja? Apo ju pengon trungu para hundës që mos ta shihni bjeshkën?”, ka shkruar mjeku në letrën e hapur drejtuar politikanëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *