Deputeti i LDK-së: Jemi duke e marrë në qafë Kosovën, nuk po punojmë drejt

Deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi, ka “shpërthyer” me akuza ndaj të gjitha partive politike në Komisionin për Buxhet dhe Financa ku diskutohej për miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ai ka thënë se deputetët shqiptarë e kanë sjellë vendin në situatën aktuale dhe se nuk kanë faj as Lista Serbe e as pakicat tjera. Sipas tij, të gjithë janë duke e marrë në qafë Kosovën.

“Na si deputet e kemi pru veten në këtë situatë, nuk ka kanë faj pakicat, as Lista Serbe, as askush, na jemi duke e marrë në qafë Kosovën, na bashkë, LDK-VV, PDK, Aleancë nuk jemi duke punuar drejt edhe mirë, qysh duhet në situata të caktuara”, tha Rexhepi.

Ai tha se duhet bërë bashkë për të gjetur kompromisin dhe të lihen anash gara politike.

“Prandaj nëse e duam këtë Kosovë, duhet me i mbledh mend, duhet të punojmë bashkë me gjetë kompromisin, aty ku mundemi me gjetë, për çështje të caktuara, pastaj gara politike le të bëhet ku do të dëshiron”, ka thënë ai.

One Comment

  • Ilir Selamaj says:

    E njejta gje po behet e Shqiperi. Deputete e pa zgjerur nga votuesit jane caktuar nga lideri i Partise qe fiton votat me manipulime dhe vjedhje te votave. Ky lider nuk zgjidhet nga antaret e partise ne menyre demokratike se I ka bllokuar keto zgjedhje. Ata qe perfaqsojne popullin me parlament jane nje mafie e organizuare dhe te lidhur shume me njeri-tjetrin nepermjet korrupsionit dhe i kane sekretet e skandalet financire te njeri-tjetrit neper dosjet e ndryshme te nje Drejtesi komplet te kapurr nga korrupsioni.
    Ne Shqiptaret po e shketerrojme vendin tone duke lejuar kete poshtersi te politikes tradhetare qe te vazhdoje te shkaterroje e copetoje vendin dhe pasurite natyrore, fizike e monetare!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *