Ekskluzive: këshilltari i kryeministrit Hoti – jep detajet e fundit për marrëveshjen Kosovë-Serbi

Të dielën kryeministri Avdullah Hoti dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuҫiҫ rinisën takimin në mënyrë virtual. Megjithatë, një takim tjetër direkt pritet të mbahet këtë të enjte në Bruksel.

Zyrtarët e Bashkimit evropian vazhdimisht po bëjnë thirrje që sa më parë të ketë një marrëveshje finale ndërmjet dy vendeve, që do t’i kontribuojë Ballkanit dhe gjithë Evropës në normalizimin e marrëdhënieve.

Pavarësisht, thirrjes për normalizim marrëdhëniesh, a po kërkojnë zyrtarët e BE-së edhe një marrëveshje që do të përfundojë me njohjen e shtetit të Kosovës, apo kërkojnë vetëm marrëveshje finale?

ImageValon Murtezaj
Se zyrtarët e BE-së janë të interesuar për një marrëveshje finale, e konfirmon edhe Profesori në Universitetin presitigjioz të Parisit, Valon Murtezaj. Murtezaj që është edhe këshilltar i kryeministrit Hoti për Politikë të Jashtme, thotë se në këtë marrëveshje finale duhet të jetë njohja e Kosovës dhe këtë e ka bërë të qartë edhe kryeministri Avdullah Hoti.

“Po, zyrtarëve të BE-së ju intereson të arrihet marrëveshja finale, dhe në këtë marrëveshje finale duhet të jetë njohja e Kosovës, dhe do të jetë njohja e Kosovës. Kryeministri Hoti e ka bërë të qartë që për Kosovën njohja është në qendër të dialogut dhe ky është qëllimi madhor i Kosovës në këtë dialog”, thotë profesor Murtezaj për “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *