Eksperti i sigurisë ia humb shpresat Vuçiqit: Po sulmove Kosovën, atëherë ekzistimi i Serbisë vihet në dyshim

Serbia po vazhdon me avazin e vjetër. Në kohën e fundit ajo ka filluar seriozisht kërcënimet ndaj Kosovën. Madje këto kërcënime po vijnë nga kreu i shtetit serb, Aleksandër Vuçiq.

Shteti serb i cili po armatoset në vazhdimësi me armë ushtarake të reja, nuk dëshiron të dëgjoj për aleatët e Kosovës. Edhe pse në Kosovë, qëndron KFOR-it, ata nuk ndalen me kërcënime për luftë. Në lidhje me këto kërcënime serbe ndaj Kosovës, ka reaguar edhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava.

Ai thotë se, Serbia me politikat e saj nacionaliste është e njohur ër regjionin, si shkaktare e shumë luftërave në të kaluarën që i ka bërë.

“Serbia llogaritet që ishte iniciaorë e të gjitha luftërave dhe zhbërjes së Jugosllavisë, sepse me të gjitha sot, shtatë shtete që ekzistojnë nga ish-Jugosllavia, ajo me pesë prej tyre bëri luftëra dhe masakra të mëdha ndaj tyre. Ish-Jugosllavia e fortë që ishte në atë kohë, shumica prej kuadrove ushtarake komanduese rreth 70% ishin serbë të shkolluar në ato kohëra në nivele më të larta që në kazerma dhe objekte ushtarake në tërë Jugosllavinë, komandantët e atyre kazermave kryesisht ishin serbë të graduar me grada të larta, sepse Serbia sikur që dihet qartë që një ditë do të zhbëhet Jugosllavia iu përkushtojshin rëndësi të posaçme serbëve, gjë që edhe u pa në kohën kur filloj lufta së pari me Slloveni, Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, Kosovën etj”, thotë ai, ku shton se të gjitha luftërat që i bënë Serbia, i bënte me armatimin e Jugosllavisë dhe në kuadrin mjaftë të hskollaur të asaj kohe.

Eksperti i sigurisë, pohon se, ajo ishte përparësi e madhe për Serbinë, pra që kishin armatim dhe kuadro të shkolluar, por të gjitha luftërat i humbi.

“Tash Serbia po bënë luftë Speciale ndaj Kosovës, dhe po e përdorë si metodë të fundit për t’i arritur qëllimet e saja, për t’ia marr pjesën e veriut Kosovës. Mbase tash, ai i cili i rrinte pranë Vuçiqit me qëndrimet e tija joshëse se do t’ia falë veriun, ku edhe filloi ta bind popullin se ato pjesë i ka falur Rankoviqi, e që nuk na duhen më, është i burgosur nga Gjykata Speciale, prandaj Vuçiqi i ka humbur shpresat nga ajo kohë e Thaçit dhe tani po e përdor metodën e kërcënimit si mënyrë speciale. Por tani e gjeti mbështetjen e përkrahjes së Grenellit por edhe të Thaçit, por ajo pjesë e pat fundin e saj, pasi me shkëmbim territoresh asnjëherë nuk u pajtua kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel, e cila në çdo rast ka qenë kundër shkëmbimeve të territoreve, pasi e parashihte se shkëmbimi sjell vetëm luftëra të reja në aspektin domino edhe për shtetet e tjera për rreth, e në të kundërten ajo insistoje që njohja reciproke të ndodh në kufijtë ekzistues, gjë që Vuçiqit nuk i konvenonte”, deklaron tutje Tërnava, i cili pohon se, presidenti serbë, po i përdorë këto luftëra speciale si të vetmën mënurë për me ia arrit qëllimit të tij.

Tërnava potencon se, bota i njeh politikat e Serbisë dhe e njeh si shkaktar të të gjitha luftërave që i ka bërë në Ballkan, kurse territorin e Kosovës, pohon se e garanton dhe e mbron KFOR-i me NATO-n si dhe Rezoluta 1244 e OKB.

Sipas tij, për këtë gjë është e njoftuar edhe Serbia.

“Një sulm ndaj Kosovës, do të vihet në dyshim ekzistimi i vet Serbisë, prandaj nëse llogaritet mirë konstatimi del që nuk ia vlen një luftë e re e Serbisë me Kosovën, pasi shteti serb e ka të qartë që nëse fillon lufta mes këtyre dy shteteve, dhe Serbia duke e ditur që shumë territore ia ka borxh Kosovës qysh nga viti 1878 nga Beogradi e deri në Merdare, prandaj kjo është një luftë speciale që i duhet Vuçiqit për konsum politik ditor të popullatës serbe që të qeverisë sa më gjatë Serbinë, dhe që faktori ndërkombëtar në çdo moment kur folet për përspektivën e Serbisë për në BE, i thonë se pa e njohur Kosovën nuk mund të ketë rrugë të Serbisë në BE, e sidomos jo tani kur në Amerikë fitoi Joe Biden, që dihet kontributi i tij gjatë luftës, prandaj e tërë kjo situatë do të shkon në favor të Kosovës”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *