Elektronika përbën rreth 40 për qind të çmimit të një veture të re

Teknologjia ka marrë rol të rëndësishëm në industrinë e automobilizmit dekadave të fundit. Ajo ka shtuar sigurinë e ka sjellë sisteme asistuese. I ka bërë veturat më të shpejta e më efikase.

Një analizë e kryer së fundmi nga “Car and Driver” ka treguar se elektronika tani përbën rreth 40 për qind të çmimit të një veture të re. Për krahasim, vetëm 20 vjet më parë, kur në normë ishin kthyer sistemet ABS dhe ESP, përqindja e elektronikës në çmim ishte vetëm 18 për qind.

Sipas kësaj analize, kosto e përbërësve të sistemeve elektronike në vetura është rritur nga 312 për veturë më 2013 në rreth 400 sot. Deri më 2022, kjo pritet të arrijë në gati 600 dollarë për veturë.

“Avancimet në teknologji, sikur Inteligjenca Artificiale, veturat elektrike, ngasja autonome, bateritë dhe siguria kibernetike; vetëdija shoqërore për sigurinë dhe shpërndarjen e ngasjes; shqetësimi për ambientin dhe ekonomia në përgjithësi dhe rritjet në tregjet e Azisë, do të riformësojnë industrinë e automobilizmit”, thuhet në analizë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *