Erdogan njofton rezerva të reja gazi në Detin e Zi

Presidenti turk vizitoi anijen e shpimit Fatih me helikopter, veshi uniformën e ekuipazhit dhe njoftoi se depozita ishte edhe më e madhe nga sa vlerësohej.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi sot zbulimin e 405 miliardë metra kub gaz, duke e cilësuar burimin më të madh të gazit natyror që Turqia ka identifikuar në historinë e saj gjatë kërkimeve në Detin e zi.

Duke vizituar platformën e shpimit Fatih, Erdogan u tha punëtorëve:

“Ne i kemi dhënë kombit tonë lajmin e mirë që ka pritur për vite me radhë, si rezultat i punës suaj të zellshme dhe të suksesshme.”

Presidenti turk veshi uniformën e punës të përdorur nga ekuipazhi i Fatih për tu bërë njësh me ta.

“Në emër timin dhe kombit tim, ju falënderoj të gjithëve”, i përgëzoi përzemërsisht Presidenti grupet që punojnë në Barbara, duke thënë se shpreson që Allahu të jetë në anën e tyre.

“Anija jonë vazhdoi të operojë pas zbulimit të fushës së parë të gazit. Gjatë studimeve të reja, u zbuluan edhe 85 miliardë metra kub gaz. Vëllimi i përgjithshëm tani është 405 miliardë metra kub, ” tha ai.

Në gusht, Recep Tayyip Erdoğan, kishte raportuar se stacioni i shpimit Fatih kishte lokalizuar në rezervë rreth 320 miliardë metra kub gaz, më e madhja në historinë turke.

Disa muaj më parë, Ministri turk i Energjisë dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez tregoi se autoritetet turke mund të kërkojnë një tender ndërkombëtar për ndërtimin e një tubacioni gazi për të transportuar gaz në bregdet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *