Fshiu Izraelin nga harta, Mavraj në telashe

Telashet janë fushës së futbollit, nuk i janë ndarë mbrojtësit të Kombëtares, Mërgim Mavraj. Së fundmi, ai akuzohet pasi ka fshirë nga harta Izraelin në një postim në “Instagram”.

Ish-kapiteni që aktualisht është pjesë e Greuther Furth ka publikuar një fotografi me hashtagun për Palestinën e lirë. Në skicën e shteteve të Izraelit dhe Palestinës, Izraeli nuk është llogaritur si shtet, shkruan “Panorama Sport”.

Ky postim i Mavrajt është cilësuar nga Daniela Einshtajn, drejtoresha e Muzeut Hebraik në Franken, si qëndrimm anti-Semit. “Kjo sjellje është e papranueshme, mesazhi i Mavrajt kundërshton të drejtën e Izraelit për të ekzistuar”, theksoi ajo.

Ndërkohë që klubi gjerman, ku aktivizohet Mavraj ka bërë një deklaratë ku u distancua nga ky veprim që bëri jehonë. “Si një klub, ne jemi pro tolerancës, diversitetit dhe barazisë dhe jemi kundër diskriminimit, racizmit dhe përjashtimit, të cilën ne e shprehim rreth fushatave tona vazhdimisht. Ndaj distancohemi nga publikime të tilla”, shkruante klubi në reagimin e tij.

Megjithatë mbi këtë çështje që ka plasur së fundmi ka reaguar edhe Mavraj shkurtimisht teksa është shprehur: “Nuk e mohova ekzistencën e Izraelit. Përfundime të tilla që unë jam një anti- Semit janë primiteve në kohët e sotme”, ka thënë Mavraj.

Ndërkohë, gjatë pasdites sot Mavraj ka postuar disa video në Instagram ku shpjegonte se nuk kishte qëndrime anti-Semite, por thjesht kërkonte që edhe Palestina të kishtë të njëjtat të drejta. “Demokracia është për të dy palët”, shkruante Mavraj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *