Haradinaj thotë se nuk e votoi Gjykatën Speciale nga frika se dëmtohet imazhi i Kosovës

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj tha se nuk e ka votuar Gjykatën Speciale pasi ka pasur frikë që do të dëmtohet imazhi i Kosovës.

Haradinaj i ftuar në një emision në NEWS 24 tha se akuzat e ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po ashtu mbajnë pozita politike në Kosovës i bëjnë dëm të madh Kosovës.

“Ne as atëherë as tash nuk kemi pasur frikë nga Gjykata. Ne e kemi pasur frikën që do të kemi një dëmtim të imazhit tonë. Këto akuza të udhëheqësve politikë bëjnë dëm të madh Kosoves, i vështirësohet pozita e saj”, tha Haradinaj.

Po ashtu edhe vetë Haradinaj është përballur me Gjykatën Speciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *