Ish-agjenti i SHIK-ut zbulon detaje të dënimit të Thaçit nga Serbia dhe ikjen në perëndim, ja çfarë bëri pastaj

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, thotë se, Hashim Thaçi nuk është dënuar me burgim 20 vjet nga Serbia por 10 vjet. Miftari përmes një postimi në Facebook, thotë se, ndryshe nga Thaçi, Albin Kurti është dënuar me 15 vjet, u burgos dhe u rrah në burgjet serbe.

Sipas tij, pas dënimit që mori Hashim Thaçi iku në perëndim, me koordinimin e UDB-së, që të marr kontrollin e LPK-së, duke i ndjekur nacionalistët nga aty. Miftari tutje thotë se, Thaçi ishte i informuar rregullisht nga Ivica Stanishiqit, përmes Gani Thaçit dhe Baton Haxhiut.

Shkrimi i plotë:

Gjersa Albini Kurti me mijëra të burgosur tjerë hante burg e një mijë pendreka, stupca, maltretime ti haje zogëza Kamasutra..🥰 kishe kohë edhe me nis fëmijë me shoqen tuaj nëpër hotelet e Evropës edhe njëjtën kohë vidhje tuboje milionat e fondit Vendlindja Thërret dhe 3%!

Thaçi i din këto gjëra saktësisht se vet Thaçin e informonte rregullisht personalisht Ivica Stanishiçi përmes postierëve të tij si Gani Thaçin dhe Baton Haxhiu, edhe mos gënje nuk je dënuar në mungesë 20 vite por 10 vjet, gjersa Albin Kurti u burgos u dënua 15 vite dhe i hanger 1000 stupca.

Ti kinse si Mic Sokoli ike në perëndim kjo ikje a ishte koordinuar me UDB e Beogradit për ta marr ju disa kontrollin mbi LPK duke i ndjekur gjithë nacionalistët nga aty dal ngadalë!

Kryetar kush jau siguroj azilin politik në Zvicër B. Spasiqi i DB a ju ndihmoj pakëz pyete Halitin si!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *