“Ivanoviç erdhi dhe na kërkoi falje, po a i besohet shkaut?”! Rrëfimi unik i yllit kuqezi: Ata të vr…n pas shpine, Panuçi thoshte…qepeni!

Ermir Lenjani ka bërë një rrëfim të gjatë dhe ku ka folur për shumë tema të ndryshme, si rrallëherë më parë. Për ta nisur që me problemet aktuale te ekipi i Sionit, teksa presidenti i klubit e ka larguar menjëherë pas krizës së Koronavirusit, së bashku me 8 futbollistë të tjerë.

Gjithsesi lojtari i Kombëtares është kthyer sërish, pasi kryesia e skuadrës ka ndërruar mendje. Për të vazhduar me rrëfimin e bërë për “Telegrafi Sport” gjatë një video “live” edhe me mbrëmjen e Beogradit. Atje tregohen përjetimet e ndeshjes me Serbinë, por edhe kapitenin Ivanoviç që erdhi të kërkojë falje në dhomat e zhveshjes për t’u rikthyer në fushë. Siç e thotë edhe vetë Lenjani: “Një shkau, nuk mund t’i besosh, pasi të godet pas shpine”.

“Ne kemi një president shumë të çmendur te Sioni. Gjithmonë ndodh diçka në këtë ekip. Na hoqi nga skuadra sapo erdhi Koronavirusi. Unë i kam shkruar direkt presidentit të klubit dhe i kam thënë që kam tre vite në këtë ekip dhe tifozët më duan. Tani na ka kthyer 4 lojtarë dhe jemi mirë, bashkë edhe me Kasimin. Madje edhe tifozët janë gëzuar për këtë gjë.

Fanella e Kombëtares të jep ndjesi të veçantë për ta veshur, që fëmijë e kam dashur që ta veshë dhe ishte e papërshkrueshme. Beogradi? Po ka qenë shumë e nxehtë ajo transfertë. Kishim dhe ne atë sikletin tonë kur u futëm, por e kuptuam shpejtë se ishim aty për të luftuar dhe për të mbrojtur fanellën e Shqipërisë.

Në ato 20 minutat e para ishin më mirë serbët, por pastaj ne e morëm veten dhe ata e panë se nuk po luanin dot më kundër nesh. Pastaj nisën me sharjet. Kur erdhi droni, në fillim nuk e kuptonim dot se çfarë ishte duke fluturuar në stadium. Kur e pamë se ishte nga ana e Shqipërisë, midis Beogradit, sigurisht që jemi ndierë shumë të lumtur. Në atë moment erdhën si të egër të gjithë, ndërsa ne kishim adrenalinën në trup dhe donim vetëm të mbronim veten, shokët e skuadrës dhe flamurin e Shqipërisë.

Kur u futëm në dhomat e zhveshjes dhe po na gjuante edhe policia, erdhi kapiteni i Ivanoviç dhe tha: “Më falni për çfarë ndodhi, a mundet të vini të luani prapë?”. Po si mund t’i besosh një shkau, le të thotë më fal, por atyre nuk u beson dot, pasi pas shpinës më shumë të vr.t.

Panuçi? Po nuk kisha vetëm unë probleme me të, kishte shumë lojtarë të pakënaqur, por nuk e thonin. Me rastin e De Biazit apo Rejës është ndryshe pasi flet lirshëm. Ndërsa Panuçi kishte karakter shumë të keq, nga mëngjesi e deri në darkë të thoshte: “Qepeni”. Nuk e di se çfarë është një gjë e tillë, megjithëse kam respekte për të si lojtar”, tha Lenjani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *