Kosova nuk e realizon ëndrrën, e pabesueshme çfarë humbi Aliti!

Përfaqësuesja e Kosovës nuk e realizon ëndrrën që të kualifikohet në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve për Kampionatin Evropian.

Kosova pësoi humbje me rezultat 2:1 nga Maqedonia e Veriut, në ndeshjen gjysmëfinale që u zhvillua në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup.

Maqedonia e Veriut do të takohet me Gjeorgjinë në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve për Kampionatin Evropian! Finalja luhet me 12 nëntor në Tbilisi dhe fituesi i kësaj sfide kualifikohet direkt në Kampionatin Evropian.

ImageFOTO GALERI
Kosova ka pasur mungesa të shumta sidomos futbollistët kryesorë si Vedat Muriqi, Milot Rashica, Amir Rrahmani etj. ndërsa të Maqedonia mungoi Elif Elmas. Mbrojtja e Kosovës nuk ishte në nivelin e detyrës dhe për shkak të gabimeve pësuan dy gola. Sulmi nuk ishte ashtu siç jemi mësuar për faktin se vërehej mungesa si buldozer e Vedat Muriqit.

ImageFOTO GALERI
Maqedonia u paraqitë me pesë shqiptarë titullarë: Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Ezgian Alioski, Enis Bardhi dhe Arijan Ademi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *