“Ky është vendi im, jam krenare që jam shqiptare” (Video)

Kurorën e Miss Universe Albania 2019 e mori një volejbolliste. Cindy Marina, shqiptarja e lindur dhe rritur në Amerikë, arriti të fitojë kompeticionin e bukurisë shqiptare. Ajo ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Thumb”.

Cindy tregoi se fitorja e Miss Universe e ka gëzuar dhe lumturuar pas punës që ka bërë për të arritur këtë sukses. Ajo rrëfeu se edhe pse ka lindur në Chicago dhe është rritur jashtë vendit ka dashur gjithnjë ta përfaqësojë Shqipërinë.

“Edhe pse kam lindur jetoj jashtë unë jam shqiptare dhe ndihem se jam shqiptare. Që kur kam qenë e vogël, prindërit e mi më kanë mësuar mua dhe vëllezërve të mi për Shqipërinë. Ky është vendi im dhe kam dashur të vij të përfaqësoj vendin tim se e ndiej shumë atë dashurinë e Shqipërisë.

Unë nuk kam dashur me marr pjesë andej. Unë kisha shumë dashuri me ardh këtu me marrë pjesë se kam luajtur dhe me kombëtaren e volejbollit shqiptar dhe kam përfaqësuar Shqipërinë. Jam shumë krenare që jam shqiptare”, u shpreh Cindy.

Volejbolliste, Miss, por jo vetëm kaq. Cindy është vazhdon edhe shkollën për biznes. Ajo tregoi për “Thumb” se ka provuar shumë gjëra, por dëshiron që t’i mbajë të gjitha dyert hapur dhe më vonë të shikojë se çfarë i pëlqen më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *