Maqedonasit falënderojnë shqiptarët për fitoren

Maqedonia e mposhti Kosovën dhe arriti të kualifikohet në finalen e play-off-it të Ligës së Kombeve për EURO 2020.

“Ata festuan me 2:1, siç kishin premtuar, e lanë zemrën e tyre në fushën e Arenës së zbrazët (pa shikues) në Shkup. Ata luajtën si burrat, me guxim, ata luajtën me të vërtetë me guxim. Më e rëndësishmja, ne udhëtojmë për në Tbilisi dhe luajmë me Gjeorgjinë me 12 nëntor.

Sigurisht një falënderim i madh për të gjithë djemtë me fanellë të kuqe, por falënderim special shkon për Alioskin, Bardhin, Musliun, Bejtullain dhe Ademin.

Të gjithë e dimë pse. Ata i rezistuan presionit dhe treguan se janë pjesë legjitime e kësaj përzgjedhjeje të Maqedonisë. Egzoni madje u dëmtua, në minutat e fundit Musliu me shokë ruajtën fitoren.

Ademi luajti me mjeshtëri, Alioski vrapoi si tifoz, Bardhi mbase një lojtar i ndeshjes”, shkruan mes të tjera mediumi maqedon “sportmedia”. Visar Musliu, Egzon Bejtullai, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi u paraqitën titullarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *