Maqedonia ne Evropian, Bekim Haxhiu shpërthen me akuza kundër FFK e disa futbollistëve dardane

Ish nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës dhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga PDK, Bekim Haxhiu ka shpërthyer me akuza ndaj FFK-së dhe disa futbollistëve dardanë, pasi që Maqedonia e Veriut u kualifikua në Euro 2020

Ish nënkryetari i FFK-së, Bekim Haxhiu ka hedhur akuza të ashpra në drejtim të FFK-së dhe disa futbollistëve të Kosovës, pasi Maqedonia e Veriut arriti pas 20 viteve të shkojë në një garë të madhe të futbollit.

“Maqedonia fiton kundër Gjeorgjisë dhe kualifikohet në Kampionatin Evropian. Ndërsa Federata e Futbollit të Kosovës paska publikuar një lajm se kombëtarja e jonë u kthye në stërvitje. Në vend se të jepnin llogari për eliminimin dhe dështimet e kombëtares sonë, FFK vazhdon thua ti se asgjë nuk ka ndodhur dhe stërvitjet tani janë lajmi kryesor”, ka shkruar në këtë status Haxhiu.

“Pandev me futbollistët tjerë të kombëtares së Maqedonisë iu dhanë leksion lojtarëve tonë dhe të Gjeorgjisë se si luftohet për Shtetin që përfaqëson”. Krejt në fund, Haxhiu ka thënë se tashmë as fryma e Vokrrit në Kombëtare është tretur.

“Fryma dhe vizioni i Vokrrit u tret! FFK dhe kombëtarja jonë janë bërë për të ardhur keq!”, ka shkruar ai në fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *