Meta shperthen ndaj Rames: Qen bir qeni, jam president nga Skrapari (Video)

“Çfarë kërkon ky, të bëhet mbret apo të bjerë dëshmor, çfarë kërkon ky”? Kjo fjali e kryeministrit Edi Rama ka sjellë reagimin e ashpër të Presidentit Ilir Meta këtë të premte në Zonë e Lirë.
Kreu i shtetit i tha “qen bir qeni” kryeministrit pasi ky i fundit e cilësoi dëshmor.

Ilir Meta: Kjo ishte për ti bërë të qartë se ai bën i fortë me shqiptarët duke shpërdorur mbipushtetet që i ka vjedhur, i ka grabitur, më antikushtetuese, etj., por meqë thotë dëshmor, ai është një këlysh blloku që ka të bëjë me një President nga Skrapari, e para. E dyta, ta dëgjojë ai dhe shqiptarët, po i them sot mos guxo të provokosh trazira në Shqipëri siç ke bërë për këto vite për llogari të Sorosit dhe për llogari të miqve të tu serbë. Nuk ke të bësh me Ilir Metën, por me 10 mln shqiptarë, prandaj nuk del në studio ai. Çuni Kristaqit që u thotë shqiptarëve në parlament që jam krenar për babain tim. Pse partizan e kishte babain ai. Babai i tij ishte 10 vjeç kur mbaroi lufta.

Jam krenar pse ka varur Havzi Nelën. Dakord, në vitin ’88. Kështu që duhet t’i kemi gjërat të qarta, i kam paralajmëruar miqtë dhe armiqtë e Shqipërisë, kodet e këtij nuk i llogaris fare. Ky është një zero me hiç për dy minuta. Ati të ketë kujdes se ka 4 vjet, 5 vjet që provokon vendin tonë, vë në diskutim në mënyrën më tradhtare kufijtë e Kosovës, bën lojë për të ngatërruar Shqipërinë me vendet e tjera, për ta futur si sanduiç, sa andej sa këtej. Zotëri, ka ardhur momenti që këtu do të ketë një ndarje përfundimtare midis shqiptarëve dhe shqipfolëse, midis patriotëve dhe tradhëtarëve, midis të shiturve dhe atyre që duan Shqipërinë. Kjo që ka thënë ai është një gabim shumë i madh se unë e kam lajmëruar që në Pogradec. Më dëgjo me vëmendje.

Arian Çani: Mund të na e kujtosh.

Ilir Meta: Ajo që kam thënë unë, kam bërë një paralele me Kilin, ku ndodhi një grusht shtetit kundër një presidenti Legjitim, por i cili për disa politika shumë të majta e futi vendin në një kaos që i dha një pretekst ushtrisë dhe gjeneralit Pinoçeti për të bërë atë që bëri. Ai u tregua burrë, për aq sa bëri qëndroi deri në fund.

Arian Çani: Aliende.

Ilir Meta: Ndoshta ky këtë ka parasysh. Unë i them që ti s’je Pinoçet, je pinok, ti je një mashtrues dhe unë s’jam Aliende. Unë jam Ilir Meta dhe unë jam nga Skrapari. Këtë ta dish mirë ti dhe kushdo tjetër.

Arian Çani: Ka vajt keq puna.

Ilir Meta: Jo. Mua të më thotë ai dëshmor, ai qen bir qeni. Ai që thotë Vojo Kushi. Vojo Kushi është president sot, janë 10 milionë shqiptarë Vojo Kush. Këtë ta dish ti dhe ata maskarenj, diplomatë kingfilmat e tu që vë në telefon që ti thonë Presidenti mbasi Venecia thotë Ardian Dvorani shkatërroi gjykatën Kushtetuese, ti thonë, prano ti këtë se ndryshe do dalësh kundër nesh. I thuaji Sorosit të vijë të bëjë investime. Të zbrapsë Sorosi Shqipërinë për llogari të veta, kjo nuk ndodh. Ta kam thënë para dy vjetësh se keni 5 vjet që mbani peng këtë vend e këtë shtet. Pikë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *