Munishi: Lojtarët e Ballkanit nuk i kanë ndaluar stërvitjet as gjatë pandemisë

Ende nuk ka as një vendim final nga Ministria dhe FFK që Superliga e Kosovës të rikthehet pas pauzës shkaku i pandemisë, koronavirus.

Munishi thotë se edhe pse janë në kohë pandemie, futbollistët e Ballaknit, për as edhe një çast nuk i kanë ndaluar stërvitjet, kjo pasi kanë punuar nga shtëpia.

Bazuar në deklaratën e ndihmës trajnerit të Prishtinës, Debatik Curri se skuadra e Ballkanit nuk i ka ndaluar stërvitjet as gjatë pandemisë dhe që po stërvitet që një muaj, Ismet Munishi i është përgjigjur në emisioni “Dueli Sportiv”.

“Futbollistët e mi e kanë aplikacionin se si me punu nga shtëpia, Ballkani do të jetë skuadra e vetme që ka me përballu këtë gjendje”, tha Ismet Munishi për Duelin Sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *