Mushkolaj: Përgjegjësia nëse bëhet koalicion LDK-PDK do të jetë vetëm e këtij zyrtari

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Isa Mustafa duke pranuar koalicionin me PDK po do të zgjatë jetën e qeverisjes së LDK-së.

Mushkolaj në “Debat Plus”, thotë se përvojat e deritanishme kanë treguar se deklaratat publike të zyrtarëve politikë nuk janë të besueshme në lidhje me lidhjen e koalicioneve.

“Kur vjen puna për lidhjen e koalicioneve arsyetohen me vendimet e Këshillit të Përgjithshëm, interesit shtetëror etj.”, tha ai.

Analisti thotë se opinioni është duke parë Isa Mustafën që nuk e ka problem koalicionin me PDK-në.

“Bëhet fjalë për një të njëjtin person që pas vitit 2014 e ka përsëritur shprehjen “kurrë më me PDK-në”. Ëshjë një qasje e papranueshme për elektoratin e LDK-së. Po flas për elektoratin e vërtet të LDK-së”.

Mushkolaj thotë se përgjegjësia nëse bëhet koalicion LDK-PDK do të jetë vetëm e Isa Mustafës.

“Por po duket se qëllimi i Isa Mustafës me ftesën që po ja bën PDK-së në këtë rast, nuk është PDK-ja por sigurimi i numrave për qeverinë e LDK-së mos të harrojmë se ai koalicionin e ka për momentin me 61 apo 60 deputetë pasi zoti Arifi mund të shkojë në vuajtje të dënimit”, deklaroi Mushkolaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *