Mustafa: Kemi bërë tepër mirë që kemi ndarë rrugët me VV-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa në një intervistë është përgjigjur në shumë tema të rëndësishme për vendin.

Shefi i LDK-së ka folur për përplasjet mes deputetëve të LDK e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës, për mos kalimin e projektligjit për rimëkëmbje ekonomike, për përfshirjen e mundshme të PDK-së në Qeveri, për marrëdhëniet me AAK-në si partner koalicioni dhe çështjen e presidentit të ri që duhet të zgjidhet në afatin kushtetues.

Mustafa në këtë intervistë ka thënë se Kuvendi është bërë jofunksional dhe sipas tij më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun.

z. Mustafa, si i vlerësoni përplasjet e fundit ndërmjet deputetëve të LDK-së e LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës?

Isa Mustafa: Kuvendi është bërë jofunksional. Ai më së paku po i përngjan organit ligjvënës e shumë më tepër një teatri me shfaqje të këqija për publikun. LVV është tepër agresive dhe me këto sjellje paraqet rrezik permanent për skena të dhunës. Po shërbehet me gjuhë ofenduese dhe provokuese, si ndaj Kryeministrit ashtu edhe ndaj deputetëve të LDK-së. Është e papranueshme që të merren shkas të pagjetur për përplasje dhe përfitime politike.

A jeni penduar apo keni bërë mirë për prishjen e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje?

Isa Mustafa: Edhe ky diskurs i LVV flet se kemi bërë mirë, bile tepër mirë. Ishte një koalicion, në të cilin VV pasi kishte bërë për vete pak figura të LDK-së, kishte pretendime ta poshtërojë LDK-në. Këtë nuk ia lejuam.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *