Një në tre të rinj janë më të ekspozuar nga Coronavirusi, duhanpirja mund të jetë një nga shkaktarët

Edhe pse pretendohet se të rinjtë janë më pak të ekspozuar rrezikut të infeksionit të coronavirusit, faktorë të caktuar rrisin rrezikun e infeksionit në të gjitha grupmoshat, shkruan Business Insider.

Studimi i ri i shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë në San Francisco (UCSF), tregon se çdo i treti person të moshës 18-25 vjet janë të ekspozuar rrezikut më të madh të prekjes nga COVID-19, transmeton Telegrafi.

Konsiderohet se në rrezik më të madh nga infeksioni janë persona të caktuar, tek të cilët ekziston të paktën një faktor i rrezikut, përfshirë duhanpirja dhe sëmundjet kronike, për shembull, zemra e dobët, diabeti, astma, mbipesha, sëmundjet autoimune apo të mëlçisë.

Megjithatë, shkencëtarët kanë konfirmuar se konsumimi i cigareve është faktor dominant i rrezikut tek personat adoleshentë. Rreth 8.400 të rinj janë përfshirë në studim, rreth 25 për qind prej tyre kanë deklaruar se muajve të fundit kanë pirë cigare apo edhe ato që janë konsiderohen si cigare elektronike.

Në anën tjetër, 16 për qind e tyre kanë raportuar se vuajnë nga sëmundjet kronike, siç është astma: rreth 9 për qind e të rinjve kanë raportuar se vuajnë nga kjo sëmundje. 12 për qind e pjesëmarrësve në studim kanë bërë të ditur se kanë pirë cigare, rreth 7 për qind e tyre kanë konsumuar muajve të fundit cigare elektronike.

Rreziku nga coronavirusi është përgjysmë më i vogël nëse përfshihen duhanpirësit, përfshirë ata që konsumojnë cigare elektronike, thonë shkencëtarët. Çdo i gjashti person i ri që nuk ka pirë cigare i është ekspozuar rrezikut të COVID-19, thuhet ndër tjera në studim.

Hulumtimi i USCF tregon se rreziku nga infeksioni i thellë nga coronavirusi për shkak të konsumimit të cigares apo atyre elektronike, është më i lartë tek të rinjtë me të ardhura më të vogla që nuk janë të siguruar për të paktën një pjesë të vitit, shkruan Business Insider.

Rreth 16 për qind e të rinjve të rritur të përfshirë në studim, por që nuk pinë cigare, kanë qenë meshkuj, e vetëm 9 për qind femra. Në anën tjetër, në mesin e këtyre femrave ka pasur më shumë raste me astmë dhe sëmundje autoimune.

Edhe pse nuk konsumojnë cigare, 30 për qind e femrave janë të ekspozuara rrezikut nga COVID-19, përkundër 33 për qind të meshkujve. E duke marrë parasysh që coronavirusi sulmon organet respiratore, pacientët që tashmë vuajnë nga dëmtimi i mushkërive apo inflamacioni për shkak të duhanpirjes, mund të zhvillojnë një pasqyrë të rëndë të COVID-19.

Përveç kësaj, duhanpirësit i kanë më të theksuar receptorët ACE-2 në rrugët e frymëmarrjes, për të cilat lidhet virusi me qëllim që të sulmojë organizmin. Gjykuar nga kjo, personat me më shumë receptorë ACE-2 gjithashtu janë të ekspozuar rrezikut më të madh nga pasqyra e rëndë e COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *