Petkoviç: Hoti po e mashtron opinionin lidhur me bisedimet në Bruksel

“Hoti duke i vazhduar mashtrimet gabimisht po i interpreton marrëveshjet në Bruksel duke i shpikur pengesat administrative për implementimin e marrëveshjes për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar Petar Petkoviç, shefi i ri i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë:

Petkoviç ka vazhduar akuzat duke thënë se Hoti nuk e flet të vërtetën kur arsyeton faktin që Prishtina qe 7 vjet nuk i përmbush obligimet duke e fshehur prapa vendimit të të ashtuquajturës gjykatë kushtetuese sepse as në gjykatë nuk është bërë pyetja në përputhje me marrëveshjen e Brukselit e as ai nuk është delaruar rreth temës për të cilën është dashur të deklarohet në përputhje me obligimet e marra të Prishtinës.

“Sipas dokumentit që mban emërtimin Asociacioni/Zajednica e komunave me shumicë të banorëve serbë në Kosovë – parimet e përgjithshme/ elementet kryesore, Prishtina është dashur t’ia përcjellë gjykatës së saj provizionin me të cilën konstatohet se Asociacioni ka karaketer të veçantë, e jo marrëveshja apo statuti i Asociacionit” ka thënë Petkovic.

Po ashtu në pikën 21 të Parimeve të Përgjithshme shkruan qartë se statuti i Asacioacionit do të konfirmohet me provizionin, të cilën Prishtina do t’ia cojë Gjykatës së saj Kushtetuese, thekson ai më tej.

“Hoti nuk i di, ose bëhet se nuk i di elementet themelore të dialogut të Brukselit dhe marrëveshjeve të arritura me ndërmjetësim të BE’së” ka thënë Petkovic.

Ndryshe, në njoftim për media dje nga Zyra e Kryeministrit për takimin Lajçak, Hyseni, Petkoviq thuhet se në Bruksel janë diskutuar pensionet dhe kadastri, në kuadër të “marrëveshjes së përgjithshme” që sipas palës kosovare, duhet të përfundojë me njohje. Kjo edhe ka nxitur reagimin e Beogradit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *