Rashica: Mezi po i presim ndeshjet e Kosovës

Djaloshi nga Vushtrria, si zakonisht, ka zgjedhur Kosovën për të kaluar pushimet, pas përfundimit të sezonit në Bundesligë.

I ftuar në emisionin 2:1 në RTV21, Rashica ka thënë se i mungojnë grumbullimet te Kosova, por që me padurim po i pret ndeshjet e radhës me ‘Dardanët’.

“Nuk na ka ndodh për një kohë të gjatë që të mos shihemi, jemi mësuar së bashku, po i presim me padurim ndeshjet (ndeshjet e Kosovës”, ka deklaruar Rashica, përcjell lajmi.net.

“Jemi çdo ditë në kontakt me lojtarët, me padurim i presim ndeshjet që na kanë mbetur, për të arritur ëndrrën që të gjithë e kemi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *