Reagon Riza Smaka: Kërkesa e Lajçakut është skandaloze

Në lidhje me atë se si vlerësohet deklarata e Mirosllav Lajçakut i cili ka kërkuar të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës për të formuar Asociacionin njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka ka thënë për gazetën “Bota sot” se kërkesa e Lajçakut është ekstremisht skandaloze ngase synon që Kosovën e definuar me Kushtetutën e saj si shtet unik ta shndërrojë në shtet të përberë ta federalizojë dhe për aq ta defunksionalizoje ngjashëm me Bosnjën e cila mund të jetë çfarëdo tjetër por më së paku shtet.

“Për tu modifikuar Kushtetuta në këtë rast neni 1 par.1 i saj teknikisht nuk paraqet vështirësi të veçantë por politikisht, do të ishte proces tejet problematik, ngase për tu krijuar bazë kushtetuese për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, paraprakisht kërkohet modifikimi kushtetues nga shteti unik në shtet të përberë në të cilën mënyre do të shkaktohet ndryshim esencial i sistemit politik dhe i rendit juridik te Kosovës. Krahas kërkesës së tillë të Lajçak, e cila përkon me insistimet e Serbisë politike përgjegjës”, ka thënë profesor Smaka.

Sipas tij, për këtë nismë bizare janë funksionarët politikë që mendjelehtësisht e kanë pasur për afruar Marrëveshjen për Asociacionin.

“Në kolizion me Kushtetutën e vendit tonë të cilin fakt e ka pasur konstatuar edhe Gjykata Kushtetuese. Ironikisht për përafrimin mëse skandaloz të tillë jo vetëm që askush nuk ka dhënë përgjegjësi morale, politike as juridike. Por në atë drejtim dot nuk është ndërmarrë asnjë aktivitet ndryshe i domosdoshëm. Nëse përfaqësuesit politik e pushtetarë të vendit tonë, do të akordoheshin për realizimin e kërkesës së sipër thënë të Lajçak, do të bënin atak dhe goditje të rëndë kundër rendit juridik, sistemit politik e kushtetues të Kosovës”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *