Robin Krasniqi i rikthehet ringut, sonte përballet me ‘bishën’ gjermane

Boksieri nga Kosova, Robin Haxhi Krasniqi do ta zhvillojë një përballje tejet interesante gjatë ditës së sotme (e shtune).

Krasniqi do të luftojë për herë të tretë për titullin e kampionit të botës.

Përballë tij do të jetë gjermani Dominic Boesel.

Boesel është kampion aktual i botës në WBA dhe IBO.

Sipas mediave në Gjermani, kjo ndeshje për Robinin nuk ka të bëj vetëm më titullin e botës, por edhe me të ardhmen e tij si boksier.

Meçi në fjalë do të zhvillohet nga ora 23:15 në Magdeburg. Këtë meç të gjithë adhuruesit e këtij sporti mund ta ndjekin live në Klan Kosova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *