SHBA po mendon të ndalojë TikTok

SHBA po mendon të ndalojë TikTok
07/07/2020 | 23:23

Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se Shtetet e Bashkuara po mendojnë të ndalojnë hapjen e aplikacionit TikTok dhe disa aplikacioneve të tjerë kinezë. Gjatë një interviste në Fox News të hënën, Pompeo u pyet nëse SHBA duhet të marrë në konsideratë ndalimin e rrjeteve sociale kineze, “veçanërisht TikTok”.

“Sa i përket aplikacioneve kineze në telefonat e njerëzve, ju siguroj që edhe në këtë rast SHBA do të marrë vendimin e duhur”, tha ai.

“Nuk dua të flas para presidentit Trump, por po e shikojmë këtë mundësi”.

Diplomati më i lartë amerikan gjithashtu shtoi se njerëzit duhet ta shkarkojnë aplikacionin “vetëm nëse doni që informacionet tuaja private të jenë në duart e Partisë Komuniste të Kinës”.

“TikTok drejtohet nga një CEO amerikan, me qindra të punësuar në fushën e sigurisë, dhe politikave publike këtu në SHBA”, tha një zëdhënës i TikTok në një deklaratë, pas komenteve të Pompeo-s.

“Nuk i kemi dhënë kurrë qeverisë kineze të dhëna mbi përdoruesit tanë dhe nuk do ta bëjmë kurrë nëse na kërkohet”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *