Shkelzen Gashi merret përsëri me luftën në Kosovë, i konteston heronjtë e saj, i quan edhe hajna

Shkelzen Gashi, ish-këshilltari i Albin Kurtit në kohën sa ishte kryeministër, kishte ndezur debat e reagime për luftën e fundit në Kosovë.

Ai edhe sot përmes një postimi në Facebook është marrë ish-ushtarët e UÇK-së, të cilët nuk po i pranon si heronj të luftës dhe të paqes.

“Heronj të luftës dhe të paqes. tha: për të luftës s’e di se nuk ju kemi pa (ndoshta sepse keni ikë e jeni mshefë maleve e hoteleve), e për të paqes ju kemi pa qe 20 vjet. jeni hajna”, ka shkruar Gashi.

Kujtojmë se Gashi u shkarkua nga Kurti pas presionit të madh në opinion, pasi i njëjti tha se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime ndaj komunitetit serb gjatë luftë në Kosovë, çka kishte nxitur reagime të shumta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *