Shokohen mediet serbe nga deklarata e Robert Prosineçkit

Ish-futbollisti dhe trajneri i skuadës serbe Ylli i Kuq, Robert Prosineçki i ka bërë të ndihen të shikuara mediet serbe kur ka thënë se Kroacia është kombëtarja me e fortë në botë.

Në një intervistë për Jutarnji List, transmeton Zëri.info, Prosineçki sqaroi se kur shikojmë popullsinë dhe madhësinë e vendit, pa dilema, Kroacia është vendi numër një i futbollit. Kjo deklaratë nuk u ka pëlqyer shumë mediave serbe të cilat e cilësojnë Prosineçkin si futbollist që karrierën e ka të formuar në Serbi dhe ndoshta është dashur të thotë diçka ndryshe.

“Një vend i vogël si Kroacia ka rezultate fantastike në garat e mëdha. Ishte e pamundur të besohet se çfarë bëri në botëror. Kroacia është padyshim vendi më i fortë i futbollit në botë,” tha Prosineçki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *