Shtrenjtohet buka dhe disa produkte esenciale

Inflacioni apo ngritja e çmimit të produkteve është një fenomen që ndodhë shumë shpesh në ekonomi.

Norma vjetore e inflacionit, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në muajin maj 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është plus 0.2%, transmeton Zëri. Ngritje të çmimeve sipas këtyre matjeve ka pasur në bukë dhe drithëra për 1.9%, mish 2.7%, qumësht, djath dhe vezë 5.9%, vajra dhe yndyrëra 3.5% e kështu me rradhë.

Produktet dhe shërbimet të cilat më së shumti janë shtrenjtuar muajin e kaluar krahasuar me atë të para një viti janë, sigurimet e automjeteve për 19.3%, produktet e pemëve, 13.3% më shtrenjtë, pa mos anashkaluar çmimet e burimeve të energjisë (energji elektrike, gaz, dru dhe lëndë djegëse të tjera), që janë shtrenjtuar për 0.5%.

Shtrenjtim ka pasur edhe për disa produkte dhe sfera të tjera: sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira 4.7%, produkte të ndryshme ushqimore, kripëra, erëza, 3.1%, kafe, çaj dhe kakao 8.0%, ujë, pije joalkoolike, lëngje nga pemë dhe perime, 2.6%, pije alkoolike, 0.7%, pajisje shtëpiake, 1.3%, mallra dhe shërbime për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake, 1.5%, produkte mjekësore, aparaturë dhe pajisje, 5.1%, shërbime ambulatore, 7.3%, blerje e automjeteve, 1.3%, shërbime hoteliere, 2.6%, gjëra personale 4.1%).

Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet në produktet të perimev -10.5%, përdorim të pajisjeve për transportin personal -18.8%. Në uljen e çmimit pët transport ka sipas të dhënave ka ndikuar rënia çmimeve të naftës dhe benzinës. Ndërkaq inflacioni në muajin maj, krahasuar me muajin prill është ulur për 0.3%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *