Sulmuesi që po kërkohej nga Kosova pritet të luajë për Zvicrën

Kemal Ademi po kërkohet tash e sa kohë nga Kombëtarja e Kosovës

Por, Ademi si duket ka ndarë mendjen për të luajtur me Kombëtaren e Zvicrës, shkruan Reporteri.net

Sulmuesi i Baselit sot ka marr dritën jeshile nga FIFA që ia ka mundësuar të luajë për Zvicrën.

Kjo është bërë e ditur sot nga Federata e Futbollit të Zvicrës.

Deri sot ai nuk ka pasur të drejtë që të luante me Helvetikët shkaku që kishte lindur në Gjermani.

Ndryshe, Ademi është pjesë e Baselit dhe këtë edicion ka pasur shumë paraqitje të mira me klubin, ku ka shënuar 8 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *