Të gjitha rrugët nuk shkojnë drejt Reçicës së Vogël

A do të vendosin shifrat apo parimet? Megjithëse BDI e konsideron veten për partnerë pa të cilin nuk mund të formohet qeveri, të parët që duan ta anashkalojnë janë partitë e shqiptarëve, shkruan Dojçe Vele.

Funksionarë të BDI-së, pas zgjedhjeve aludonin në “matematikën” e cila sugjeron se për qeverinë e re, të gjitha rrugët çojnë nëpër Reçicën e Vogël. Mirëpo, “sinjalet rreth rrugës” për momentin nuk tregojnë që ka frekuencë të madhe në atë drejtim që çon drejt selisë së BDI-së. LSDM-ja, prej nga para zgjedhjeve kanë shkëmbyer shigjeta të mprehta verbale me partinë e udhëhequr nga Ahmeti, në këtë periudhë janë më të përmbajtur në deklaratat, ndërsa në komunikatën e djeshme partia publikoi që “vijon formim i Qeverisë të udhëhequr nga LSDM e cila do të përmbush rezultate në pajtim me vullnetin e qytetarëve”.

“Përkrahja e qytetarëve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare është shtytje dhe sinjal i qartë për të vazhduar rrugën të cilën e kemi trasuar. Paratë të përfundojnë te qytetarët, të ketë drejtësi, të jemi pjesë e familjes evropiane. Nuk ka më kthim mbrapa, nuk ka më regjim, mos perspektivë dhe pasiguri. Qytetarët dëshirojnë të jetojnë në shtet të përparuar ekonomik me vlera evropiane në vend, shtet në të cilin ligjet janë të barabartë për të gjithë dhe shtet – anëtare krenare e NATO-s dhe krah për krahu me vendet më të fuqishme në votë. Vijon formim i Qeverisë, të udhëhequr nga LSDM-ja e cila do të përmbush rezultate në pajtim me vullnetin e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

E njëjta lë hapësirë të madhe për interpretime, duke e pasur parasysh që para zgjidhjeve në kontekst të “regjimit” nuk është përmendur vetëm VMRO-DPMNE, por edhe BDI, me mesazhin që pas 18 viteve në pushtet, koha është që integruesit të shkojnë në opozitë.

Edhe deputetë të partive tjera mund t’i bashkëngjiten koalicionit fitues LSDM-BESA si dhe partnerët e tyre potencial?

Në asnjë mënyrë me BDI

Ata të cilët qartë thonë që nuk mendojnë për bashkëpunim me BDI-në janë nga Koalicioni i Aleancës për shqiptarët dhe Alternativa. Burime nga ky Koalicion për DV sqarojnë për ata është e pranueshme shumicë me LSDM dhe PDSH, por jo edhe me BDI-në. Ndërkaq duke e pasur parasysh që ky grup ka pasur 59 deputetë, vlerësojnë që për shumicën prej 61 vota përkrahje mund të japin edhe deputetë të tjerë të cilët i përkrahin qëllimet integruese të vendit. Në këtë kontekst i theksojnë lajmërimet e LSDM-së që “të gjithë deputetët do të kenë mundësi t’u bashkëngjiten forcave progresive të udhëhequra nga LSDM-ja të cilat sigurojnë sukses, përparim dhe zhvillim, të përkrahur nga shumica e qytetarëve dhe nga komuniteti ndërkombëtar”. Kjo është paralajmërim që edhe deputetë nga partitë tjera mund t’i bashkëngjiten koalicionit fitues LSDM-BESA dhe partnerët e tyre potencial, për t’u mbështetur perspektiva evropiane e vendit.

Opsioni i dytë i pranueshëm për Aleancën dhe Alternativa është shumicë me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE – në, sërish pa BDI-në, mirëpo për momentin nuk ka shenja nëse kjo është e pranueshme për dy partitë më të mëdha maqedonase. Për koalicionit AA është i pranueshëm bashkëpunim me VMRO-DPMNE por jo edhe me LEVICA.

Dy kërkesa nga marshi për demokraci

Zgjidhja e rebusit nuk është e thjeshtë, nëse merren parasysh shifrat. BDI ka fituar 15 mandate deputetësh, Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa 12, PDSH një, Levica dy. BDI tanimë lajmëroi që nuk dëshiron në qeveri me Levicën, nga Aleanca/Alternativa përsërisin që nuk duan qeveri me BDI-në.

“Gjithçka është e mundur, por shumë vështirë dhe thuajse e pamundur të bëhet koalicion me BDI-në. Ky është varianti më i vështirë dhe nuk besoj që do të bëhet. Megjithatë sërish vendosin organet e partisë”, deklaroi për TV “21”, Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për shqiptarët, Arben Taravari në protestën e djeshme për demokraci. Lideri i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela dhe i Alternativës, Afrim Gashi, në fjalimin para Zyrës së BE-së në Shkup u dërguan kërkesë vendeve anëtare të Bashkimit të mos njihet legjitimiteti i BDI-së si përfaqësues i shqiptarëve dhe të fillojë proces reformës së Kodin zgjedhor.

“Bdi nuk është fitues në këto zgjidhje, por është vjedhës i vullnetit politik shqiptar. Mund ta ketë legalitetin sipas KSHZ-së, mirëpo asnjëherë nuk do të ketë legjitimitet për përfaqësim të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nëse jemi vend i cili ka për qëllim integrimin evropian, liria dhe demokracia duhet të jenë fjalë kyçe për këtë integrim. Kërkojmë nga vendet e BE-së të gjykohet abuzimi i të drejtës së votës dhe të mos njihet legjitimiteti i BDI-së si përfaqësues i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si dhe të fillojë procesi i reformës radikale të Kodit zgjedhor që zgjedhjet e ardhshme të bëhen shembull se vendi jonë i përmbush standardet evropiane për proces të drejtë dhe demokratik zgjedhor”, porositi Koalicioni nga marshi për demokraci.

Lupço Nikollovski: Nuk është koha për ndarje

A do të jenë vendimtare shifrat apo parimet? Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski, në një tekst për “Kapital” përzgjedhjen e partnerëve të koalicionit e ka përshkruar si pajtim për pranim të parimeve kryesore.

“E di që të gjithë dëshirojnë ta dinë me cilin do të formojmë qeveri? Partnerë në këtë mision do t’i kemi ata që do t’i respektojnë parimet të cilat i përshkruaj në gjithë këtë tekst”, shkruan Nikollovski.

Nikollovski: Është koha për të pasur politikë në të cilën qeveria dhe opozita punojnë së bashku për të mirën konsensuale

Në tekst ai flet për tre pika kryesore të perspektivës euro-atlantike.

“Për atë perspektivë, më të rëndësishme do të jenë tre pika kyçe. Duhet të përforcohemi ekonomikisht dhe të përpiqemi të jemi sa më të përgatitur ta presim goditjen eventuale nga përkeqësim i mundshëm i dytë nga Kovid-19. Lidhur me atë është edhe pika e dytë, ndërsa kjo është vet përgjigja shëndetësore dhe për siguri ndaj rrezikut nga koronavirusi në të ardhmen, por edhe tani. Duhet të përgjigjemi vrullshëm dhe me vendosmëri, duhet të mbrohemi! Ndërsa pika e tretë është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe kjo është që më në fund fortë dhe të bashkuar t’i bëjmë reformat gjyqësore dhe pastrimin e sistemit të ndyrë jurisprudent (…) Si fitues, gjithsesi që ne do të vendosim kush do të hyjë në qeveri dhe për atë ka më shumë përfundime reale. Përzgjedhja do të jetë ai që do të na çon drejt progresit në mënyrën më të shpejtë dhe më efikase në negociatat me BE-në, gjyqësor të reformuar, ekonomi të përforcuar, fqinjësi të mirë dhe paqe, depolitizim ku qeveria dhe opozita punojnë bashkë për të mirën konsensuale, në të cilën propozimet opozitare të cilat vlejnë, pranohen pa fjalë, në të cilën ka unitet të vërtetë të interesave nacionale nga të gjitha partitë serioze! Nuk është koha për ndarje”, ka shkruar Nikollovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *