Vetëvendosja me mesazh për PDK-në

Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me shkarkimet e fundit nga Qevria Hoti, të cilën e akuzuan për keqqeverisje.

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, gjatë konferencës ka thënë se shkarkimet politike që ka bërë kryeministri Avdullah Hoti janë cenim i rëndë i institucioneve të pavarura dhe precedent i rrezikshëm për kapjen e institucioneve vitale.

Pas këtyre deklaratave ka reaguar edhe zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka i cili tha se këta të fundit ankohen por nuk nënshkruajnë mocionin

“Ankohen për keqqeverisje ndërkohë që nuk japin nënshkrimet”, shkroi Manxhuka në rrjetin social facebook, përcjellë “Bota sot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *