Vr a.s.ësi i 6 të rinjve në Pejë, dikur bashkëpunëtor i Arkanit, tash me rce nar i Putinit

“Njëri nga vr as ës it e 6 të rinjve serbë, më 14 dhjetor të vitit 1998, jeton aktualisht në Rusi. Ai është një nga ish-bashkëpunëtorët e k r imi nelit të luftës Arkan, kurse në Rusi gjendet që nga vitit 2014, kur iu bashkua luf tëtarëve sep ara tistë rusë në Krime të Ukrainës në cilësinë e mercenarit. Ai është Davor Saviçiç, pjesë e grupeve famëkeqe para mil itare ‘Tigrat e Arkanit’ dhe atij rus ‘Wagner’, i cili është aktiv edhe sot nëpër vende ku Putini krijon kon fli kte”, ka thënë në kushte anonimiteti (për arsye sigurie) një gazetar nga Beogradi. Sipas gazetarit në fjalë, këtë fakt e dinë strukturat politike dhe ato të sigurisë në Serbi, gjithashtu edhe disa gazetarë, por nuk po e bëjnë publike.

“Autoritetet serbe e dinë edhe vr.as.ës. in tjetër që ka qenë me Saviçiçin, por presin që këtë ta bëjnë publike në një kohë të caktuar. Kjo do të konsiderohej si tregti e Vuçiçit karshi presionit për zbardhjen e v r.a.sjes së tre shqiptaro-amerikanëve, vëllezërve Bytyqi”, ka deklaruar gazetari serb.

Burimi i Kp, ka siguruar edhe një pjesë të komunikimit të kolegëve të tij serbë me Davor Saviçiçin, lidhur me akuzat që bien mbi të për rastin PANDA. Komunikimi është në gjuhën serbe, përkatësisht në Messenger të facebookut.

“Informatat i kemi marrë nga shërbimet e autorizuara që merren me këtë çështje. Siç jam në dijeni, autoritetet në Beograd tashmë kanë pranuar dosjen tuaj dhe planifikojnë që ta aktivizojnë kur t’iu ngushtohet puna me rastin tjetër – rastin e v r a sje s së vëllezërve Bytyqi. Ngaqë nuk do të munden që ta përmbushin këtë kërkesë, rasti PANDA do aktivizohet në stilin ‘Ja kemi diçka tjetër’. Gjithashtu, siç unë e di, informatat tashmë i janë shpërndarë disa gazetarëve rusë dhe ukrainas. Unë, i kam parë dokumentet dhe dëshmitë”, thuhet ndër të tjera në komunikimin që ka pasur gazetarja serbe me Saviçiçin.

Vet mediat serbe, siç është “Ku rir” (në vitin 2014), kishin shkruar se “Ish-kreu i Sigurimit të Shtetit (Drzavna Bezbednost), Radomir Markovic, iu ka ofruar kompetentëve shtetëror prova se sulmi në kefeterinë PANDA është bërë nën organizimin e Milorad Ulemek – Legija”. Të dhënat nga media të tjera, thonë se Davor Saviçiçi ka qenë pjesë e Njësisë për Operacione Speciale (JSO), të cilën e ka udhëhequr njëherë Arkani e më pas Legija.

Natasha Kandiç, aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, në vitin 2014, kishte deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se selia e ish-Beretave të kuqe, gjegjësisht, njësiteve për Operacione Speciale ka qenë në pushimoret që gjendet afër Manastirit të Deçanit.

“Ata, me automjetet e tyre ‘hamer’ në vazhdimësi janë vozitur nëpër rrugët e Pejës. Ka qenë njësia lokale ‘Vetëtima’… Kjo ka ngjallur frikë të tme rrshme në qytet. Pas orës 16, asnjë shqiptar nuk ishte nëpër rrugë. Flitej se për këtë vepronte ‘Dora e zezë’ dhe se njerëzit zhdukeshin dhe se automjetet shëtisnin pa tabela regjistrimi”, kishte deklaruar Natasha Kandiç. Vet burime qeveritare të Serbisë, kishin deklaruar për mediet serbe se, qëllimi i këtij k ri mi ishte që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të paraqitej si te rr.or iste në sytë e ndërkombëtarëve.

Rasti PANDA nuk është zbardhur deri më tash, as nga institucionet e Republikës së Kosovës, e as nuk ka pasur gatishmëri nga Serbia që të zbardhet. Megjithëse kreu i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pati deklaruar se v r asj en e 6-fishtë në PANDA nuk e kanë bërë as shqiptarët e as të huajt (perëndimorët), deri tani asgjë nuk është bërë më shumë. Më 14 dhjetor 1998, në mes të luftës në Kosovë, dy meshkuj të maskuar kishin hyrë në kafeterinë “Panda” në Pejë, ku si pasojë e shtirjes me armë automatike, kishin v ra .rë 5 nxënës të shkollës së mesme: Ivan Obradoviç (14), Zoran Stanojeviç (18), Svetislav Ristiç (17), Dragan Trifoviç (17) i Vukosav Gvozdenoviç (17) dhe studentin Ivan Radeviç (25). Kafeteria “Panda” gjendej matanë rrugës së gjimnazit në Pejë.

Menjëherë pas rastit, autoritetet okupuese policore serbe në Kosovë, montuan v r.a sj en, duke ia mveshur akuzën UÇK-së, me ç’rast a r res tuan dhe to rtu.ru an qytetarët Xhevdet Bajramin, Beqir Loxhën, Gazmend Bajramin, Vllaznim Përgjegjajn, Behar Bajrin dhe Agron Kollçakun. Eksperti i sigurisë Agim Musliu, për Kosovapress ka thënë se, përveç faktit se pa ramili tarët e Arkanit dhe Legijas kanë op leruar në të gjithë Kosovën, ka edhe një tregues shumë të madh se PANDA-n e kanë realizuar vet serbët, dhe ai është RTS.

“Televizioni i Serbisë (RTS), disa ditë para se v r a sje në PANDA të realizohej kishte transmetuar në mënyrë jo të zakonshme një ‘komunikatë’ të fabrikuar të UÇK-së, ku gjoja thuhej se, do të su lmohen kafeteritë në të cilat rrinë të rinj serbë”, ka thënë Musliu.

“Për ta përforcuar edhe më tej këtë tregues”, vazhdon Musliu, “organet e sigurisë së Serbisë, nuk e ndërmorrën atëherë asnjë masë për t’i mbyllur këto kafeteri, gjë që lë hapësirë gjykimi për të konstatuar se e kanë kryer vet. Në të kundërtën, sikur të ishte e vërtetë që UÇK-ja ka lëshuar një komunikatë të tillë, ata do t’i merrnin të gjitha masat e sigurisë”, ka konstatuar ai.

Sipas medias ruse “Fontanka”, Davor Saviçiq është udhëheqës i njësitit serb brenda grupit para mil itar rus “Wagner” dhe ka marrë pjesë në lu ft ime në Ukrainë dhe Siri. Saviçiç është i njohur me nofkën “Ujku” (rusisht “Volk” apo serbisht “Vuk”). Ndër të tjera, ai mbahet përgjegjës edhe për pjesëmarrje në një ma sa.kë.r ndaj një qytetari sirian, i cili është torturuar deri në vde.kje, e më pas i është he qur ko ka dhe tr upi i është dje g ur. Kjo ngjarje është filmuar me telefon nga vet k.r.im. inelët e grupit “Wagner”. Ndër të tjera, aty dëgjohet duke u thirrur edhe nofka e Saviçiçit. Videoja ka pamje shumë të rënda dhe nuk preferohet të shihet nga ata që e kanë shëndetin e lig dhe të miturit.

Disa media ruse më liberale, siç është edhe “Novaya Gazeta” thotë se burrat në videot e rrjedhura i drejtohen njëri-tjetrit me nofkat “Pamir” (një varg malesh në Azinë Qendrore) dhe “Volk” (ujku). Gazetarët kanë thënë se merc enari serb Davor Saviçiç ka nofkën “Volk”, por pamjet nuk e bëjnë të qartë nëse ai është një nga burrat që ndihmoi në ma sak ër.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka thënë se, bashkëpunimi i paramil itarëve të Arkanit me rusët është bashkëpunimi më i madh luftarak.

“As vet institucionet shtetërore, në këtë rast Rusia dhe Serbia, nuk kanë bashkëpunim të kaq të mirë, siç kanë para mili tarët serbë të luf të rave në ish-Jugosllavisë me oligarkët e Putinit. Përveç këtij Saviçiçit, edhe kumbara i Arkanit Goran Gerovac, ka qenë pjesë e luftës në Krimenë e pushtuar nga rusët. Shërbimi i inteligjencës ukrainase i ka publikuar të gjithë këta emra, dhe i ka kërkuar Serbisë që t’i ndiqte, por Vuçiçi nuk ka bërë asgjë deri tash”, ka thënë Musliu.

Davor Saviçiçi është serb i lindur në Bosnjë dhe Hercegovinë. Emri i tij gjendet në internet si k ri. mi.nel lufte në ish-Jugosllavi dhe tash me forcat e param ilit arëve të Putinit në disa vende, Siri dhe Ukrainë. Musliu ka thënë se, gjatë luf tës në Kosovë Saviçiç ka qenë i njohur me nofkën ELVIS.

“Ka zëra serbë që thonë që së bashku me Saviçiçin, v r as.jen në kafeterinë PANDA e ka bërë edhe një serb param ili tar nga Peja. Ai quhet Zoran Stevançeviç, i cili iu ka bashkëngjitur njerëzve të Arkanit në vitin 1998”, ka deklaruar Musliu për Kosovapress.

Ai më tej shton se, të dhëna për Saviçiçin gjenden gjithandej në ‘open sources’, mirëpo tashmë Kosova duhet të bëjë presion më shumë te bashkësia ndërkombëtare dhe vet Serbia që Saviçiçi t’i dorëzohet si kr imi n el l ufte Kosovës, pavarësisht se ai gjendet në Rusi dhe thotë se merret me ndërtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *