Zyrtari i VV-së: Ja pse LDK-ja po ia shkarkon njerëzit nga pozitat PDK-së

Arbër Zaimi, zyrtar në Lëvizjen Vetëvendosje, ka reaguar pas shkarkimeve të fundit nga kryeministri Avdullah Hoti.

Zaimi ka thënë se Hoti po ia shkarkon PDK-së njerëzit nga pozita, pas sipas tij, ai dhe kryetari i LDK-së e kanë parë që PDK-ja po frikësohet nga Gjykata Speciale.

Ai ka thënë se PDK-ja ka frikë nga nënshkrimi i mocionit kundër kryeministrit Hoti dhe nga zgjedhjet e reja, përcjell Bota sot.

“PDK-në po e shkel Isa-Dulla, po ia dorëzon krerët në Gjykatë Speciale dhe po ia shkarkon njerëzit nga pozitat pa u menduar dy herë. E kanë parë që PDK tutet, prandaj po e shkelin. PDK ka frikë ta nënshkruajë mocionin kundër Dullës, ka frikë nga zgjedhjet”, ka shkruar Arbër Zaimi në një postim në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *